LAJME

Ministri Vitia: Nuk ka asnjë rast me virusin HMPV në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se asnjë rast akoma nuk është regjistruar në Kosovë me virusin HMPV.Vitia tha se qytetarët nuk duhet të kenë panik, sepse nuk ka arsye. “Asnjë lloj panik nuk ka nevojë për qytetarët, po të kishte pasur arsyeje për panik ne do kishim dalë me komunikata”, tregoi Vitia në konferencë […]

Morën pjesë në tubime politike, suspendohen tre zyrtarë policor

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar tre zyrtare policor, një kolonel, një major dhe një rreshter policor, shkruan Reporteri.net. Në njoftim thuhet se suspendimi i tyre është bërë mbi dyshimin për pjesëmarrje në tubim apo aktivitet të natyrës politike, të cilat bien në kundërshtim me procedurat ligjore si dhe udhëzimet e brendshme të […]

Rritet çmimi naftës në bursat ndërkombëtare, a pati ndikim në Kosovë?

Çmimet e derivateve në bursat ndërkombëtare kanë pësuar rritje ditëve të fundit. Siç u raportua sot në mediat e huaja, çmimet e naftës së papërpunuar janë rrugë për një rritje të tretë javore radhazi, pasi arritën afër niveleve më të ulëta trevjeçare në fillim të dhjetorit. Por kjo rritje nuk ka pasur ndikim në Kosovë. […]

Sveçla: Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se është mbyllet edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicën Veriore.Sveçla përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës “Mbyllet edhe një institucion paralel i Serbisë […]

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren nesër protestojnë për reduktimet e ujit të pijes

Banorët e lagjes “Bajram Curri” të Prizrenit, kanë paralajmeruar një protestë për ditën e nesërme, më 9 janar, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj reduktimeve të shpeshta të ujit të pijes. Protesta do të mbahet para objektit të KRU “Hidroregjionit Jugor”, në orën 11:00 deri në orën 12:00, thuhet në njoftimin e siguruar nga […]

Rreth 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë

Një mijë e 593 tiketa trafiku janë shqiptuar nga Policia e Kosovës brenda 24 orësh. Gjatë kësaj periudhe kohore bëhet e ditur se kanë ndodhur 23 aksidente trafiku me të lënduar dhe 39 me dëme materiale.

Pas një viti me sfida dhe suksese, Teatri “Bekim Fehmiu” nis vitin 2025 me ambicie të reja

Drejtuesit e Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë vlerësuar se viti i shkuar ka qenë i suksesshëm për këtë trupë, pavarësisht sfidave ekzistuese. Në bilancin pozitiv janë listuar premierat e dhëna, pjesëmarrja në festivale të ndryshme, sikurse edhe çmimet e mirënjohjet e pranuara, por edhe bashkëpunimet dhe projektet e realizuara. Mirëpo kthimi i këtij Teatri […]

Nuk ka pritje për hyrje-dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në kufi. Aktualisht kolona nuk ka në asnjë nga pikat kufitare. Pritjet për hyrje dalje në të gjitha pikat kufitare janë 3-5 minuta.

Mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë në veri, sekuestrohen dokumente

Administrata Tatimore e Serbisë e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut është mbyllur sot nga autoritetet e Kosovës. Me këtë rast, policia ka sekuestruar dokumentacionin dhe ka hapur një rast për falsifikim dokumentesh. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani. Elshani tha se nuk ka të […]

Raportohet se një qytetari në Prizren iu vodh kuleta

Një person ka raportuar tek organet e rendit për një grabitje në Prizren. Sipas raportit policor, më 07.01.2025 rreth orës 18:15 disa persona i kanë grabitur kuletën një burri. Personat e dyshuar pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti, siç njofton Policia, është në procedurë hetimore.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi javët e fundit është raportuar një rritje e rasteve të gripit, karakteristikë për këtë sezon. Sipas IKSHPK-së, gripi sezonal është një sëmundje infektive që mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te grupet më […]