Ministri Vitia: Nuk ka asnjë rast me virusin HMPV në Kosovë

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se asnjë rast akoma nuk është regjistruar në Kosovë me virusin HMPV.Vitia tha se qytetarët nuk duhet të kenë panik, sepse nuk ka arsye.
“Asnjë lloj panik nuk ka nevojë për qytetarët, po të kishte pasur arsyeje për panik ne do kishim dalë me komunikata”, tregoi Vitia në konferencë për media.Vitia tha se Ministria e Shëndetësisë është në kontakt me OBSh-në.

“Jemi ne kontakt të vazhdueshme me OBSh-në dhe institucionet tjera dhe në momentin e parë që paraqitet diku një rast menjëherë i marrim masat”, tha ministri Vitia.Metapneumovirusi njerëzor (HMPV) është virus respirator, i cili shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe ftohjen, por ai mund ta rrisë rrezikun apo të shkaktojë më shumë komplikime, si bronkiti apo pneumonia, posaçërisht te të moshuarit dhe fëmijët e vegjël.

Kjo sëmundje është e së njëjtës familje si virusi respirator sincicial (RSV) dhe është shfaqur që nga viti 2001, kur u identifikua për herë të parë në Holandë.Ky virus përhapet gjatë sezoneve të ftohta.
Simptomat e HMPV-së janë të ngjashme me ato të gripit apo ftohjes.

Më të lexuarat

Rritet çmimi naftës në bursat ndërkombëtare, a pati ndikim në Kosovë?

Çmimet e derivateve në bursat ndërkombëtare kanë pësuar rritje ditëve të fundit. Siç u raportua sot në mediat e huaja, çmimet e naftës së papërpunuar janë rrugë për një rritje të tretë javore radhazi, pasi arritën afër niveleve më të ulëta trevjeçare në fillim të dhjetorit. Por kjo rritje nuk ka pasur ndikim në Kosovë. […]

Xhaka nominohet për golin e vitit nga Bundesliga

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka u nominua për golin e vitit nga Bundesliga. Bayer Leverkuseni, përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nga fansat që të votojnë për golin e Xhakës. Mesfushori shqiptar në vitin 2024 fitoi dy tituj me Bayer Leverkusenin, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Në këtë gjysmë-edicion, ai ka luajtur 15 ndeshje, ka shënuar dy […]

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se demoluan disa villa

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kanë demoluar disa villa. Rasti ka ndodhur më 6 janar, rreth orës 15:00. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar. Vlera e demit raportohet të jetë […]

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi javët e fundit është raportuar një rritje e rasteve të gripit, karakteristikë për këtë sezon. Sipas IKSHPK-së, gripi sezonal është një sëmundje infektive që mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te grupet më […]

Tërmetet e shpeshta në Kosovë, sizmologu Shemsi Mustafa tregon sa të rrezikshme janë

Tri tërmete brenda 48 orëve kanë shkundur Kosovën. Pasditen e së hënës ndodhi tërmeti i parë, teksa mbrëmë ndodhën dy të tjerë, njëri pas tjetrit. Këto tërmete, sipas drejtorit të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, dëshmojnë se territori i Kosovës është zonë sizmike. Në një intervistë për IndeksOnline, Mustafa u shpreh se gjeografikisht, Kosova […]
spot_img

Të ngjajshme