Tërmetet e shpeshta në Kosovë, sizmologu Shemsi Mustafa tregon sa të rrezikshme janë

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Tri tërmete brenda 48 orëve kanë shkundur Kosovën.

Pasditen e së hënës ndodhi tërmeti i parë, teksa mbrëmë ndodhën dy të tjerë, njëri pas tjetrit.

Këto tërmete, sipas drejtorit të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, dëshmojnë se territori i Kosovës është zonë sizmike.

Në një intervistë për IndeksOnline, Mustafa u shpreh se gjeografikisht, Kosova është në zonën e kontaktit të dy pllakave të mëdha tektonike.

Ai ka renditur edhe zonat me rrezikshmërinë më të lartë sizmik.

“Zonat me rrezikun më të lartë sizmik në territorin e Kosovës janë: zona sizmogjene Pejë-Istog, Ferizaj-Viti-Gjilan, Kopaonik, Prizren-Gjakovë. Këto janë zona që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitudë maksimale 6.5 shkallë të Rihterit, kurse zonat me rrezik më të ulët: Drenicë, Prishtinë-Mitrovicë, janë zonat që përshkohen edhe me thyerjet aktive që mund të gjenerojnë në të ardhmen tërmete me magnitudë maksimale 6.1 shkallë”, u shpreh Mustafa.

I pyetur se si mund të ndikojnë këto tërmete ne ndërtesat në Kosovë, dhe sa të forta janë ato për t’iu bërë ballë dridhjeve të tokës, Mustafa deklaroi se është e domosdoshme që për çdo objekt të ketë studim gjeologo-inxhinierik, për të parë se në çfarë trualli do të ndërtohet.

“Ne mund të themi që nëse të gjitha projektet, pra ndërtimet iu kanë referuar hartave të rrezikut sizmik sipas standardeve nacionale dhe evropiane dhe studimeve gjeologo-sizmike, duke përfshirë komponentin sizmik, atëherë nuk ka vend për shqetësim të ndonjë dëmtimi apo shkatërrimi të strukturave nga tërmetet e pritshme. Nëse nuk iu kanë referuar hartave të rrezikut sizmik, atëherë ka vend për shqetësim”, deklaroi ai.

Mustafa tha se ende nuk ka pajisje për parashikimin e tërmeteve, pajisje këto të sakta për kohën, lokacionin dhe madhësinë. Për këtë arsye, karakteristikat themelore të rrezikut sizmik përcaktohen në bazë të të dhënave për tërmetet që kanë ndodhur në të kaluarën dhe ato tërmete jashtë territorit të Kosovës, të cilat kanë efekte të konsiderueshme në territorin tonë.

Më të lexuarat

Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë

Fundi i dhjetorit po e përballë pikën kufitare të Shqipërisë në Morinë me një fluks të lartë të njerëzve, Top Channel shkruan se vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë njerëz. Në hyrje janë përpunuar të dhënat e 9,573 shtetas me 3,719 automjete. Ndërsa në dalje 15,495  shtetas me […]

Rritet çmimi naftës në bursat ndërkombëtare, a pati ndikim në Kosovë?

Çmimet e derivateve në bursat ndërkombëtare kanë pësuar rritje ditëve të fundit. Siç u raportua sot në mediat e huaja, çmimet e naftës së papërpunuar janë rrugë për një rritje të tretë javore radhazi, pasi arritën afër niveleve më të ulëta trevjeçare në fillim të dhjetorit. Por kjo rritje nuk ka pasur ndikim në Kosovë. […]

Xhaka nominohet për golin e vitit nga Bundesliga

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka u nominua për golin e vitit nga Bundesliga. Bayer Leverkuseni, përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nga fansat që të votojnë për golin e Xhakës. Mesfushori shqiptar në vitin 2024 fitoi dy tituj me Bayer Leverkusenin, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë. Në këtë gjysmë-edicion, ai ka luajtur 15 ndeshje, ka shënuar dy […]

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohet se demoluan disa villa

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kanë demoluar disa villa. Rasti ka ndodhur më 6 janar, rreth orës 15:00. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar. Vlera e demit raportohet të jetë […]

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi javët e fundit është raportuar një rritje e rasteve të gripit, karakteristikë për këtë sezon. Sipas IKSHPK-së, gripi sezonal është një sëmundje infektive që mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te grupet më […]
spot_img

Të ngjajshme