Një 27 vjeçare me inicialet N. V nga Zhuri, ka ndërruar jetë ditën e sotme ne spitalin e Prizrenit, pasi ishte sjellur për trajtim me datë 25.12. 2024 në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi kishte konsumuar medikamente të ndryshme, njoftojnë nga zyra për informin publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë për TV Prizreni.
Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nga organet e Prokurorisë, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.