Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Kosovës dhuron dhurata për fëmijë

Policia e Kosovës, Divizioni i Policimit në Bashkësi, në kuadër të projektit “Një fundvit plot drita 2025”, ka organizuar shpërndarjen e dhuratave në të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore, ku bëjnë të ditur se janë përfshirë fëmijët e policëve të rënë në kryerje të detyrës, Hendikosi, Sos Fshati, fëmijët me autizëm, Doën Syndrome Kosova, fëmijët në spitalin infektiv, si dhe fëmijët e komuniteteve të ndryshme.

Gjithashtu, Policia njofton se zyrtarët e rendit publik nga të gjitha rajonet policore dhe të njësisë së autostradës, gjatë takimit me qytetarë në sheshe, gjatë ndaljes së automjeteve në trafik, kanë dhuruar dhurata për fëmijët të cilët kanë qenë prezent në sheshe e automjete.

“Policia e Kosovës përmes kësaj iniciative, tregon bashkëpunimin, partneritetin dhe afërsinë që ka me qytetarët, dëshiron të sjellë sa më shumë gëzime, hare dhe përkrahje te fëmijët, në prag të festave të fund vitit. Kjo dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të forta me komunitetin, si dhe për të promovuar vlera të solidaritetit dhe kujdesit ndaj qytetarëve pa dallim.”, njofton Policia./TVPrizreni/

spot_img